Eurosuper BS-98 më i shtrenjtë, ndërsa Dizeli dhe Eurosuper BS-95 të pandryshuara

0

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që prej sonte në mesnatë  benzina Eurosuper BS-98 do të shtrenjtohet për gjysëm denari, ndërsa çmimi i Eurosuper BS-95 dhe Eurodizeli mbesin të pandryshuara.

Çmimi i ri i Eurosuperit BS-98 sipas vendimit do të arrijë 78,50 denarë për litër.

Sipas vendimit, Ekstra vaji i lehtë për amvisëri për gjysmë denar do të ketë zbritje, ku çmimi i ri do të arrijë 57 denarë për litër. Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 0,346 dhe do të jetë 39,8 denarë për kilogram.

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregjet botërore në periudhën e kaluar 14-të ditëshe arrinte 105,8 dollarë për barel, ndërsa kursi i denarit në raport me dollarin arrin 45,6 denarë për dollarë.

/Enkeleda Cami/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here