Eurostat, papunësia në Eurozonë e qëndrueshme

Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se norma e papunësisë në eurozonë ka mbetur e qëndrueshme në 12.1 për qind në muajin nëntor. Sipas zyrës së statistikave të BE-së 19.200.000 njerëz janë të ppunë në 17 vende që përdorin monedhën euro. Tregtia me pakicë në zonën e monedhës e udhëhequr nga shitja e produkteve jo

Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se norma e papunësisë në eurozonë ka mbetur e qëndrueshme në 12.1 për qind në muajin nëntor.

Sipas zyrës së statistikave të BE-së 19.200.000 njerëz janë të ppunë në 17 vende që përdorin monedhën euro.

Tregtia me pakicë në zonën e monedhës e udhëhequr nga shitja e produkteve jo ushqimore, pas rënies me 0.4 % në muajin nëntor ka shënuar një rritje muaj pas muaj duke arritur rritjen më të madhe që prej nëntorit të vitit 2001.

Ndërkohë norma e papunësisë në eurozonë ka mbetur e pandryshuar në nivelin aktual të saj rekord për tetë muajë me rradhë.  Për personat nën moshën 25 vjeç papunësia llogaritet dy herë më e ulët se për popullsinë në tërësi, dukë mbetur për të dytin muaj rradhasi në nivelin 24.2%.

Greqia është shteti që ka normën më të lartë të papunësisë me 27.4% e ndjekur nga Spanja me 26.7%.

Ndërkohë 4.8% e forcës së punës austriake është pa punë dhe norma e papunësisë në Gjermani është 5.2%.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar