Europianët preferojnë më tepër iPhonen sesa Androidin

Përpjekjet e Apple për të bindur përdoruesit Android të fillojnë të përdorin produktet e Apple kanë pasur goxha efekt, sidomos në Europë. Këtë gjë e tregon një raport i ri nga firma analitike Kantar Ëorld Panel tregon se në tremujorin e parë të këtij viti afërsisht 33% e blerësve të një iPhone ishin ish–përdorues të

Përpjekjet e Apple për të bindur përdoruesit Android të fillojnë të përdorin produktet e Apple kanë pasur goxha efekt, sidomos në Europë. Këtë gjë e tregon një raport i ri nga firma analitike Kantar Ëorld Panel tregon se në tremujorin e parë të këtij viti afërsisht 33% e blerësve të një iPhone ishin ish–përdorues të një smartfoni Android.

Por, Apple ka përgatitur një guidë të veçantë për ata që duan të ndërrojnë smartfonin e tyre në një iPhone, duke transferuar të gjitha të dhënat e tyre nga smartfoni i mëparshëm Android në iPhone.

Hedhja në treg e smartfonve me ekran të madh bëri që shitjet e Apple të rriteshin me ritme shumë të larta madje dhe në Kinë ku supozohej se ishte Android ai që mbizotëronte tregun e smartfonve ndodhi e kundërta. Sot, Kina renditet si tregu i dytë më i madh në botë i smartfonve Apple. Raportet e bëra tregojnë se i njëjti sukses i hasur në tregun Kinez ka preku së fundi edhe tregun e Europës.

/Rovena Mydini/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar