Europa po troket

Europa po troket

Nis sot aventura europiane e skuadrave tona. Sot do të luhet raundi i parë kualifikues në Ligën e Evropës: Kukësi, Laçi dhe Teuta, që zbresin në fushat e blerta, pastaj do t’i vijë radha Skënderbeut, që garon në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Armando Cungut, Kukësi do të debutojë për herë të parë në një

Nis sot aventura europiane e skuadrave tona. Sot do të luhet raundi i parë kualifikues në Ligën e Evropës: Kukësi, Laçi dhe Teuta, që zbresin në fushat e blerta, pastaj do t’i vijë radha Skënderbeut, që garon në Ligën e Kampioneve.

Skuadra e Armando Cungut, Kukësi do të debutojë për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare ku përballë do të ketë Flora Talin të Estonisë, ndeshja luhet në orën 18:30.

Gjysëm ore më pas, prej orës 19:00, Laçi do të ketë përballë luksemburgasit e Diferdanzh në stadiumin e Korçës, për shkak se impianti i tyre sportiv nuk u cilësua si i përshtatshëm për ndeshje ndërkombëtare. Laçi është e vetmja që shikohet si favorite nga kompanitë e basteve.

Ndërsa Teuta do të ndeshet me Daçian e Kishinievit në Durrës. Ndeshja do të luhet në orën 20:00, ndeshje kjo e cila favorizon miqtë.

/Ariglon Pali/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar