Europa Liga shtyn me një javë Kampionatin Shqiptarë

Europa Liga shtyn me një javë Kampionatin Shqiptarë

Federata shqiptare e futbollit ka publikuar një njoftim në faqen e saj të futbollit ku thuhet që kampionati do të fillojë një javë më pas për shkak të kualifikimit të skuadrave shqiptare në fazën e Play Offit në Europa Ligë. ”Kampionati kombëtar i Kategorisë Superiore, nuk do të fillojë me datë 24 gusht siç edhe

Federata shqiptare e futbollit ka publikuar një njoftim në faqen e saj të futbollit ku thuhet që kampionati do të fillojë një javë më pas për shkak të kualifikimit të skuadrave shqiptare në fazën e Play Offit në Europa Ligë.
”Kampionati kombëtar i Kategorisë Superiore, nuk do të fillojë me datë 24 gusht siç edhe ishte parashikuar por një javë me vonë. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që starti për fillimin e këtij kampionati të jetë data 31 gusht.

Vendimi është marrë, për shkak të kualifikimit të dy skuadrave të Superligës, Skëndërbeut dhe Kukësit në turin Play Off, të Europa Ligës, çka e bënte fillimin e edicionit, të mangët për shkak se do të shtyheshin disa ndeshje.”
Ndeshjet e Europa Ligës janë me 22/29 gusht, dhe ndeshja në kampionat do tu sillte si lodhje fizike skuadrave po ashtu edhe mundësinë e dëmtimeve.
/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar