Euroja me vlerë më të lartë krahasuar me dollarin në 2,5 vitet e fundit

0

Vlera e euros rritet në mënyrë stabël nga vera e vitit 2012, ku sot ka arritur vlerën më të lartë krahasuar me dollarin amerikan në 2,5 vitet e fundit, në prag të vendimit të paralajmëruar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për mos uljen e normës së interesit.

Euroja sot kushtoi 1,3917 dollarë duke arritur nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2011, kur një euro kushtonte 1,417 dollarë.

Dje pas përmirësimit të rrethanave ekonomike, BQE-ja u përcaktua kundër dhënies së stimulimeve të mëtejme në eurozonë.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here