Eurodeputeti kroat: Keni bërë transformim të madh, do ju ndihmoj

Eurodeputeti kroat: Keni bërë transformim të madh, do ju ndihmoj

Nikola Vuljaniç do të jetë raportuesi i ri për Shqipërinë në PE, pas dorëheqjes së grekut Nikolaos Kuntis, i cili u tërhoq nga kjo detyrë për arsye të gjendjes së brendshme politikë në Greqi. Në një takim me gazetarët eurodeputeti kroat, i cili është anëtar i laburistëve kroatë Partia e Punës, u shpreh për detyrën

Nikola Vuljaniç do të jetë raportuesi i ri për Shqipërinë në PE, pas dorëheqjes së grekut Nikolaos Kuntis, i cili u tërhoq nga kjo detyrë për arsye të gjendjes së brendshme politikë në Greqi.

Në një takim me gazetarët eurodeputeti kroat, i cili është anëtar i laburistëve kroatë Partia e Punës, u shpreh për detyrën e re: “gëzohem, që arrita këtë detyrë, dhe që do të ndihmoj Shqipërinë, e cila ka kaluar përmes një transformimi të madh, po të kemi parasysh sa e izoluar jetonte në regjimin komunist, dhe para pak kohësh për herë të parë pati zgjedhje demokratike”, – ishin fjalët hapse të tij.

Në fjalë të tjera ai u shpreh se ekziston një frymë pozitive midis kolegësh të tij për Shqipërinë dhe kështu në dhjetor Komisioni Europian do të propozojë që vendi të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. “Kam folur me kolegët dhe tek të gjithë ka një atmosferë pozitive kundrejt Shqipërisë. Të njëjtën gjë mendon edhe Komisioni Europian dhe ndaj në rezolutën e ardhshme të Parlamentit Europian do të propozojmë që vendi të marrë statusin e kandidatit për anëtar në Bashkimin Europian”, – tha ai.

/Osman Stafa/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar