Eurobondi, interesi në nivelin më të ulët

Gjatë muajt janar interesi i eurobondit shqiptar në tregun ndërkombëtar pësoi rënie duke arritur normën më të ulët,  4.67%. Eurobondi është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Shqipëria emetoi eurobondin

Gjatë muajt janar interesi i eurobondit shqiptar në tregun ndërkombëtar pësoi rënie duke arritur normën më të ulët,  4.67%. Eurobondi është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë.

Shqipëria emetoi eurobondin e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 nëntor 2010. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%.

Sipas të dhënave të sapo publikuara nga Open Data mbi performancën e eurobondit shqiptar  interesi shënoi një vlerë tepër të lartë në dhjetor 2011, po më tej pësoi rënien duke arritur normën më të ulët gjatë janarit të vitit 2014. Ulja nuk ka ardhur për arsye të përmirësimit të kushteve të ekonomisë shqiptare, por për shkak të optimizmit të përgjithshëm në treg për borxhin qeveritar të periferisë së eurozonës, pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore Europiane. Kjo ka përmirësuar performancën e eurobondit shqiptar dhe aktualisht qeveria shqiptare, në rast kërkese për të rimarrë borxh, do kishte një kosto më të ulët riemërimi borxhi, krahasuar me emetimin fillestar.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar