Euro shënon një suficit prej 18,2 miliardë eurosh

Euro shënon një suficit prej 18,2 miliardë eurosh

Zona euro ka shënuar një suficit komercial prej 18,2 miliardë eurosh në muajin korrik, shifër e përmirësuar në krahasim me atë të muajit qershor prej 16,5 miliardë euro, vlerësime të publikuara sot nga zyra evropiane e Statistikave Eurostat. Sipas të dhënave në korrik, Bashkimi Evropian ka regjistruar një suficit tregtar prej 10,4 miliardë euro, krahasuar

Zona euro ka shënuar një suficit komercial prej 18,2 miliardë eurosh në muajin korrik, shifër e përmirësuar në krahasim me atë të muajit qershor prej 16,5 miliardë euro, vlerësime të publikuara sot nga zyra evropiane e Statistikave Eurostat.

Sipas të dhënave në korrik, Bashkimi Evropian ka regjistruar një suficit tregtar prej 10,4 miliardë euro, krahasuar me 9,0 miliardë euro të muajit të mëparshëm.

Ndërkohë një vit më parë euro zona shënoi një suficit komercial prej 13,9 miliardë eurosh. ”Duke u bazuar në të dhënat sezonale, eksportet ranë në 1,6 për qind dhe importet me 0,1 për qind nga gjysma e muajit qershor dhe korrik”, theksoi Eurostat në një deklaratë për shtyp.

/Ardiol Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar