Euro këmbehet me 140.42 lekë

0

Monedha vendase e mbylli javën me një bilanc pozitiv kundrejtë monedhave të huaja në tregun e brenshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë në një javë euro u zhvlerësua me 0.5 lekë.  Ky zhvlerësim i euros në tregun e brenshëm erdhi me uljen e interesit të bankave për të blerë euro.

Të hënën euro u kuotua 140.92 lekë ndërsa e mbylli javën në nivelin 140.42 lekë.

Ndryshe nga euro, zhvlerësimi i dollarit u ndikua nga faktorë të jashtëm. Në një javë vlera e tij ra gati 1.5 lekë, duke u këmbyer në fundjavë me 102.65 lekë.

Dollari u zhvlerësua në këmbim me monedhën europiane në bursat ndërkombëtare si pasojë e problemeve te miratimit të buxhetit të ri në shtetin amerikan.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here