EULEX konfirmon arrestimin e ish- pjestarëve të UÇK-së

EULEX  konfirmon arrestimin e ish- pjestarëve të UÇK-së

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, kanë arrestuar mbrëmë  shtatë ish pjesëtarët e UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”. Që nga 25 maji ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim. Arrestimin e ka

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, kanë arrestuar mbrëmë  shtatë ish pjesëtarët e UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”. Që nga 25 maji ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim. Arrestimin e ka konfirmuar sot edhe EULEX-i.

Ndër të arrestuarit I ishin: Ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli.

Avokati i Selimit, Tomë Gashi, ka thënë se masa e paraburgimit të klientit të tij do të zgjasë deri më 24 qershor.
“Gjykata ka konsideruar se masa e arrestit shtëpiak nuk është e mjaftueshme që sipas saj të parandalojë eventualisht ndikimin në dëshmitarë dhe kjo ka qenë arsyeja e vetme për të cilën është ndryshuar ky vendim”, u shpreh Gashi megjithëse mendon se një vendim I tillë është I padrejtë dhe për këtë paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme.

“Unë mendoj se është një qasje e gabuar e EULEX-it, e cila qasje dëshiron të çojë një mesazh krejtësisht të gabuar se kinse ka pasur edhe ndërhyrje politike në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë”, tha ai.

Në letërnjoftimin e EULEX-it thuhet se arsyeja kryesore për caktimin e paraburgimit është rreziku për pengimin e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar