Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Katerin Eshton, njoftoi se do të niset sot me urgjencë drejt Ukrainës. Kjo vizitë vjen të paktën 48 orë para udhëtimit të planifikuar, në përpjekje për të kontribuar në zgjidhjen e krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin. “Do të nisem drejt Kievit nesër në mbrëmje”, u shpreh mbrëmë
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Katerin Eshton, njoftoi se do të niset sot me urgjencë drejt Ukrainës.
Kjo vizitë vjen të paktën 48 orë para udhëtimit të planifikuar, në përpjekje për të kontribuar në zgjidhjen e krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin. “Do të nisem drejt Kievit nesër në mbrëmje”, u shpreh mbrëmë Eshton në një komunikatë të publikuar për mediat.
Zyra e saj thekson se kryediplomatja evropiane do të niset drejt Ukrainës pas një takimi që do të zhvillojë sot në Bruksel me presidentin rus Vladimir Putin. Vizita e saj 24-orëshe në Kiev do të pasohet nga një vizitë në Riga.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *