Teatri i Operas dhe i Baletit publikon kalendarin artistik per sezonin e ri, i nisur që në muajin shtator. Dy operat e Tritikut nga Puçini ‘Sour Angelica’ dhe ‘Gicani Chicci’ janë surprizat e këtij sezoni sepse këto vepra do të kthejnë në TKOB dy emrat e shquar të muzikës operistike shqiptare në botë, Ermonela Jaho dhe
Teatri i Operas dhe i Baletit publikon kalendarin artistik per sezonin e ri, i nisur që në muajin shtator. Dy operat e Tritikut nga Puçini ‘Sour Angelica’ dhe ‘Gicani Chicci’ janë surprizat e këtij sezoni sepse këto vepra do të kthejnë në TKOB dy emrat e shquar të muzikës operistike shqiptare në botë, Ermonela Jaho dhe Gezim Mushketa.
Me fillimin e këtij sezoni do të performojnë në skenën shqiptare një numër i madh artistësh nga brenda dhe jashtë vendit. Një ndër to është sopranoja e njohur Ermonela Jaho, e cila do të dalë në skenë me një vepër të Puçinit, “Sour Angelica“. Nuk është hera e pare qe Jaho interpreton Angelicen. Ajo e ka interpretuar ne opera te njohura boterore “Royal Opera“ në vitin 2011.“ Ky është roli i shpirtit tim“, është shprehur ajo me parë në mediat britanike.
Ndryshe nga vitet e mëparshme ku kalendari evidonte më së shumti artistë të huaj, drejtori i Teatrit të Operas dhe i Baletit, Ilir Kerni, është përpjekur të përfshijë më shumë shfaqje që i përkasin repertorit tonë, siç janë baletët Coppelia, Ballo e Diplomës, La Stravaganza, dhe baleti më fundit i cili mbylli edhe vitin 2014, Risveglio Dell’Umanita.
Një risi që do të vihet re në këtë sezon është largimi nga koncepti “orkestrantit mbrapa kuintave” dhe sjelljen e tij solist koncertist. Në këtë mënyrë adhuruesit e muzikës klasike do të shijojnë ciklin e titulluar “Klasikët në Opera” që do të sjelle në skenë kompozitoret më të njohur të rrymës klasike si Mozart, Bach, Hyden etj. Nuk do të mungojnë as premierat e baletit ku në muajin mars do të vihet në skenë Baleti “ La Sylphide” me koreografi të Ilir Kernit.
Ansambli Popullor do të ketë një seri shfaqjesh të cilët do të sjellin tek shikuesi vallet dhe këngët e të gjitha krahinave shqiptare. Për më tepër muaji mars, i cili përfshin edhe ditën e verës, do të sjellë për publikun dy koncerte, i pari në Elbasan dhe i dyti në Tiranë me titull “ Pranvere 2015”.
Sezonin e kaluar është hapur projekti Koreolabus, i cili fton të gjithë koreografët e balerinët shqiptarë të performojnë kreativitetin e tyre. Ky mision do të përhapet këtë vit në të gjitha zhanret e artit te TKOB-së. “Të rinjtë në opera” do të kenë galanë e tyre me 15 janar 2015 dhe janë hapur tashmë audicionet që të marrin pjesë edhe në operat që do të vihen në skenë përgjatë sezonit.
/Pelin Şişman/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *