Erjon Braçe: Sdo ta kisha lënë mandatin e deputetit për t’u bërë ministër

0

Tiaranë– Deputei i Partisë Socialiste është shprehur kritik ndaj atyre që janë të gatshmë për të lënë postin e deputetit për një post në ministri. Në një koment të tij në rrjetin social Facebook Braçe shkruan:

“I mirëkuptoj të gjithë, por dua të them: E para, të jesh deputet në Kuvendin e Shqipërisë është vërtetë shumë, nuk është pak (nuk është xhaketë e ngushtë pra, në zhargonin vetmburrës të disave), nëse mendon vërtetë se të qenit në Kuvend është punë, detyrë, e përditshme në respekt të njerëzve që të kanë votuar dhe angazhimeve për të shërbyer deri në ndryshim të jetës së tyre!! Për mua ka qenë një nder i pashlyeshëm besimi i shqiptarëve të zakonshëm!”, u shpreh dje Braçe, përmes rreshtave të shkruar. “E dyta, shtoi ai më tej, të jesh ministër në qeverinë e Shqipërisë është akoma dhe më shumë, veçmas pas qeverisë personale e të korruptuar të “S.B”, “doktorit të mundur”. Pra, të qenit anëtar i qeverisë së re duhet të ndryshojë qartësisht katër gjëra, mendon Braçe.

/Rovena Dupi/

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here