Erjon Bogdani një hap larg Sienës

0

Futbollistët shqiptarë kanë qënë mjaft aktiv në këtë merkato verore , sidomos në Itali. Në ditët e fundit të merkatos është rradha e bomberit të kombëtares sonë Erjon Bogdani për tu bërë protagonist.

Klubi i Sienës është futur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit , që aktualisht është pa ekip pasi nuk gjeti akord me asnjë nga skuadrat e interesuara gjatë kësaj merkato vere.

Vetë Bogdani është i gatshëm të firmosë me cfarëdo lloj skuadre pasi vetë rregullorja ja lejon këtë gjë futbollistëve që nuk janë në kontratë me ndonjë klub. Bomberi duket se do të shërbejë për fanellën bardhë e zi edhe këtë sezon pasi ka refuzuar kontratën 1- vjeçare të Leçes.

Bogdani sezonin e shkuar e mbylli më Sienën dhe siç duket do rikthehet sërish në krye të sulmit bazdh e zi.

/Dorjan Gjepali /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here