Erion Braçe sfidon misinstinë e Financave Arben Ahmetaj-n, në lidhje me pagat.

Ideja e Ministrit të Financave për futjen edhe të pagave nën 30 mijë lekë në sitemin e tatimit të të ardhurave personale, nuk është konfirmuar ende nga Komisioni i Ekonomisë. “Pranë Komisionit të Financave nuk ka ende një deklaratë të tillë për pagat, qofshin ato 300 mijë lekë apo 30 mijë lekë”, deklaroi Braçe. Braçe

Ideja e Ministrit të Financave për futjen edhe të pagave nën 30 mijë lekë në sitemin e tatimit të të ardhurave personale, nuk është konfirmuar ende nga Komisioni i Ekonomisë.

“Pranë Komisionit të Financave nuk ka ende një deklaratë të tillë për pagat, qofshin ato 300 mijë lekë apo 30 mijë lekë”, deklaroi Braçe.

Braçe do t’i shkojë deri në fund këtij prpozimi edhe me disa deputetë socialistë, për rritjen e pagës bruto të patatueshme, nga 30 mijë deri në 40 mijë lekë në muaj. “Këto janë të ardhura të vetme të një familjeje dhe duhen mbrojtur.  Kur të bëhet diskutimi nen për nen unë do të jem në mbrojtje të kësaj çështjeje në çdo hap, pastaj është vendimi i deputetëve që to mbahet në sallën e Kuvendit”.

download (3)

Gjatë diskutimit të buxhetit të vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Financave hodhi idenë e futjes së regjimit fiskal edhe të pagave të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në qershor të këtij viti ishin mbi 388 mijë të punësuar që paguheshin poshtë nivelit 30 mijë lekë në muaj, duke përbërë kështu 55% të totalit të punësuarëve në vend.

 

/G.ASLLANI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar