ERE : CEZ nuk po përmbush detyrimet e inporteve

ERE : CEZ nuk po përmbush detyrimet e inporteve

Adriatik Bego, një nga komisionerët e Entit Rregullator të Energjisë, e ka cilësuar si shqetësuese situatën aktuale, ku CEZ nuk po përmbush detyrimin ligjor të importit për të mbuluar humbjet. “Është një shqetësim që duhet të marrë zgjidhje nga ana e kompanisë, e cila duhet të marrë masat për mbulimin e plotë të humbjeve në

Adriatik Bego, një nga komisionerët e Entit Rregullator të Energjisë, e ka cilësuar si shqetësuese situatën aktuale, ku CEZ nuk po përmbush detyrimin ligjor të importit për të mbuluar humbjet.

“Është një shqetësim që duhet të marrë zgjidhje nga ana e kompanisë, e cila duhet të marrë masat për mbulimin e plotë të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes”, tha Bego.

Ndërsa administratori i përgjithshëm i kompanisë së shpërndarjes Sahit Dollapi, tha se CEZ nuk ka pasur mundësi për import, pasi i duhej të shlyente detyrimet e prapambetura ndaj kompanive furnitore.

“Duke qenë se kompania ka pasur detyrimet e vjetra kundrejt kompanive, ne kemi zbatuar një skedul dhe një grafik të likuidimit, qoftë të detyrimeve të reja, qoftë të detyrimeve të vjetra dhe besoj që deri në fund të muajit korrik dhe fillimin e muajit gusht, të gjitha detyrimet e vjetra që ka kompania me kompanitë e tjera, me përjashtim të kompanisë ‘CEZ Group sh.a’ do të shkojnë në likuidim, që na krijojnë ne mundësinë për rritje të konkurrencës për efekte financiare të uljes së çmimit”, tha ndër të tjera Dollapi.

Mungesa e importeve nga CEZ dhe përballimi i nevojës për energji vetëm nga KESH rrezikon të harxhojë rezervën hidrike. Përsa u përket humbjeve në rrjet vijojnë të jenë të larta, afro 46 për qind, me ulje modeste, në raport nga sa e kanë çekët më 21 janar 2012.

Shifrat e humbjeve në sistem llogariten në rreth 100 milionë euro vetëm në 5-mujorin e parë, ndërsa vendi, sidomos buxheti i shtetit rrezikon të përballet me nevoja të mëdha për të subvencionuar KESH-in.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar