ERE: Çmimi i energjisë nuk ndryshon këtë vit

ERE: Çmimi i energjisë nuk ndryshon këtë vit

Vendimi Enti Rregullator i Energjisë vendos që çmimet e energjisë elektrike të mbeten të njëjta deri në fund të vitit 2013 dhe ndryshim i çmimeve do të bëhet efektiv në vitin 2014. Vendimi i bërë publik në fillim të muajit maj ka ndodhur për një sërë arsyesh për të cilat operatorët e tregut KESH, CEZ

Vendimi

Enti Rregullator i Energjisë vendos që çmimet e energjisë elektrike të mbeten të njëjta deri në fund të vitit 2013 dhe ndryshim i çmimeve do të bëhet efektiv në vitin 2014.

Vendimi i bërë publik në fillim të muajit maj ka ndodhur për një sërë arsyesh për të cilat operatorët e tregut KESH, CEZ dhe OST do të vijojnë të marrin dhe kryejnë shërbime me çmimet aktuale të miratuara një vit më parë. Një vendim i tillë vjen nga llogaritja e tarifës dhe situate e paqartë.

Një tjetër arsye që e detyron ERE-n që të shtyjë vendimin është situata në të cilën ndodhet CEZ shpërndarja.

Kalimi në administrimin e shtetit nga janari 2013 dhe vendosja e objektivave për treguesit e performancës kanë sjellë ndryshimin e vendimit për çmimet e energjisë elektrike.

Efektet

Enti Rregullator i Energjisë thekson se një nga pikat kryesore ka qenë dhënia për  secili operator të tregut të një çmimi që mbulon kostot dhe fitimin që mund të investojë. Pavarësisht se çmimet do të mbeten të njëjta, nuk përjashtohet mundësia e kompensimit në vitin 2014.

Shlyerja e afatit të ndryshimit të çmimeve është bërë nga Bordi i Komisioneve të ERE-s në bazë të vendimit nr. 161 datë 07.12.2012 deri në datën 31 dhjetor 2013.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar