Erdogan shkarkon 46 drejtorë policie, 4 ministra japin dorëheqje

0

 

Kryeministri  turk, Rexhep Tayyip Erdogan ka filluar operacionin e spastrimit të policise, pas skandalit të përhapur të  korrupsionit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, 46 drejtorë të policisë në qytete të ndryshme të Turqisë janë shkarkuar nga detyra, ndërsa ky numër pritet të rritet në orët në vazhdim. Shkarkimet vijnë pas operacionit anti-korrupsion dy ditë më parë, kur policia, me kërkesë të Prokurorisë, kreu operacionin në të madh anti-korrupsion në historinë e Turqisë.

Në lidhje me ngjarjet e fundit, sot ka reaguar edhe BE-ja, duke i kërkuar qeverisë turke që të mos hakmerret ndaj administratës dhe të mos ndërhyjë në procesion gjyqësor, por t’a lërë Prokurorinë të lirë të kryejë detyrën e caktuar me kushtetutë.

Ndërkohë, mediat turke njoftojnë se pak më parë tre ministrat, djemtë e të cilëve janë arrestuar, si dhe një ministër tjetër, i cili dyshohet se është i përfshirë në aferën korruptive i kanë dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Erdogan.

Të dorëhequrit janë: ministri i Brendshëm, Muamer Gyler, ai i Ekonomisë Zafer Çaglajan, ministri i Mjedisit dhe Urbanistikës, Erdogan Bajraktar, si dhe ministri i BE, Egemen Bagis.

Lajmi i dorëheqjeve akoma nuk është konfirmuar nga Kryeministria, ndërsa aprovimi zyrtar i dorëheqjeve pritet të bëhet i ditur ditën e nesërme.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here