Erdoğan: Këshilli i Sigurimit të reagojë për Egjiptin, heshtja është aprovim

Erdoğan: Këshilli i Sigurimit të reagojë për Egjiptin, heshtja është aprovim

‘‘Kush hesht përballë kësaj masakre, ka po aq përgjegjësi sa edhe autorët e saj.’’ Kështu ka reaguar sot kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoğan, në lidhje me ngjarjet në Egjipt, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mblidhet menjëherë dhe të shqyrtojë çështjen. ‘‘Kjo është një masakër e rëndë ndaj popullit egjiptian, të

‘‘Kush hesht përballë kësaj masakre, ka po aq përgjegjësi sa edhe autorët e saj.’’ Kështu ka reaguar sot kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoğan, në lidhje me ngjarjet në Egjipt, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mblidhet menjëherë dhe të shqyrtojë çështjen.

‘‘Kjo është një masakër e rëndë ndaj popullit egjiptian, të cilët nuk po bënin gje tjetër përveçse po manifestonin paqësisht,’’ ka thënë Erdoğan. Sipas tij, ky është një grusht shteti i paralajmëruar nga ata por i neglizhuar nga perëndimorët që e klasifikuan fenomenin si ‘ndërhyrje’.

Kryeministri turk tha se heshtja aprovon dhunën.

‘‘Të qëndrosh si spektator përpara ketij grushti shteti, të mos e denoncosh atë dhe të mos kesh kurajën për ta klasifikuar si të tillë është njësoj si të jesh fajtor për vdekjen e atyre njerëzve,’’ perfundon deklarata e Erdoğan-it.

 /Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar