Entela Komnino Gëzon Çmimin e Mirënjohjes ‘Dritëro’ për librin, ‘E vërteta për Noli

  Autorja e librit ‘E vërteta për Nolin”, është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes ‘Dritëro. Vlerësimi për Komninon u dha mbrëmjen e djeshme gjatë aktivitetit ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë . Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me

 

Dritero

Autorja e librit ‘E vërteta për Nolin”, është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes ‘Dritëro. Vlerësimi për Komninon u dha mbrëmjen e djeshme gjatë aktivitetit ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë .

Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me një emër tjetër të madh si ai i Dritëro Agolli.Për gazetaren televizive prej 25 vitesh dr. Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta.

Madje sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikulojë me mjetet moderne të vlerësimit se përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona.

Pikërisht mbi këtë hulumtim retorik të paharruar në letrat e shqipes dr. Entela Komnino u vlerësua me motivacionin “Për veprën publicistike dhe punën e rrallë hulumtuese në përcjelljen me mjeshtëri të fakteve historike në librin ‘E vërteta për Nolin’ nga Klik Ekspo Group.

Shkrimtari Daut Gumeni vlerësoi trajtimin e figurës së Nolit në aspekte, jo vetëm të paharruara, por edhe të nevojshme për letrat e publicistikën e sotme shqipe.

 

Përgatiti: F.Bushi

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar