“Ende asnjë zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion”

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Florian Raunig, u shpreh sot se nuk ka ende asnjë zyrtar të lartë shqiptar të dënuar për korrupsion, pavarësisht strategjive që mund të jenë ngritur. Duke folur gjatë Forumit Kombëtar kundër Korrupsionit, Raunig u shpreh se strategjia kundër korrupsionit është me shumë rëndësi, por shtoi se strategjitë

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Florian Raunig, u shpreh sot se nuk ka ende asnjë zyrtar të lartë shqiptar të dënuar për korrupsion, pavarësisht strategjive që mund të jenë ngritur.

Duke folur gjatë Forumit Kombëtar kundër Korrupsionit, Raunig u shpreh se strategjia kundër korrupsionit është me shumë rëndësi, por shtoi se strategjitë janë pa rezultat nëse bëhen pa mjetet e duhura.

Sipas Ambasadorit Raunig, perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është ende i lartë. Ambasadori Raunig theksoi se, nevojiten veprime më energjike për të luftuar korrupsionin

Sipas tij, 11% e PBP-së është përdorur nga publiku për të paguar ryshfet. Ambasadori i OSBE-së u shpreh gjithashtu se, do të nisë një projekt i ri për luftën ndaj korrupsionit

Në këtë Forum të organizuar nga ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi, ministrat e kabinetit qeveritar do të shpalosin një bilanc të arritjeve dhe punës së bërë për të luftuar fenomenet korruptive.

Ministrat do të raportojnë përpara qytetarëve shqiptarë dhe dialogojnë me ta mbi aksionet e ndërmarra në 12 muajt e fundit si dhe reformat afatgjata të cilat po projektohen dhe që kanë si qëllim final shërbime më cilësore për qytetarët, një shtet të modernizuar dhe tërësisht transparent.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar