Emri “Maqedonia e Epërme” mbështetet nga Kosova dhe Shqipëria

Emri “Maqedonia e Epërme” mbështetet nga Kosova dhe Shqipëria

Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria janë dakord me propozimin e fundit të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, për emrin ‘’ Maqedonia e Epërme” ndërsa qëndrimi i Serbisë  varet nga ai i Greqisë. Shqipëria mbështet çdo zgjidhje që do të arrihej mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. “Shqipëria gjithnjë e ka quajtur çështje bilaterale kontestin

Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria janë dakord me propozimin e fundit të ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, për emrin ‘’ Maqedonia e Epërme” ndërsa qëndrimi i Serbisë  varet nga ai i Greqisë.

Shqipëria mbështet çdo zgjidhje që do të arrihej mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. “Shqipëria gjithnjë e ka quajtur çështje bilaterale kontestin që kanë këto dy shtete dhe për Shqipërinë do të ishte e pranueshme çdo lloj zgjidhjeje që do të arrinin ata”, ka thënë për “Lajm” ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku.

Burime brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pohojnë se propozimi i fundit i ndërmjetësuesit Nimic nuk është aspak kontestues për Kosovën dhe se Kosova e mbështet këtë propozim.

“Në bisedat paraprake që i kanë pas përfaqësuesit e BDI-së me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë marrë përkrahje për këtë propozim. Kosova mbështet këtë propozim, pasi ai nuk paraqet asnjë kontest për të e aq më tepër kur Kosova dhe Maqedonia kanë marrëveshje për demarkacionin e kufirit”, tha i njëjti burim.

Sipas tij edhe Bullgaria e përkrah emrin “Maqedonia e Epërme” dhe e mbështet atë, ndërkaq që qëndrimi i Serbisë do të jetë i harmonizuar me qëndrimin e Greqisë për shkak të marrëdhënieve të mira miqësore tradicionale që  ka me të.

Gazeta greke “Paron”shkruan se emri Maqedonia e Epërme mbështetet edhe nga SHBA-të, gjatë takimit të 8 gushtit në Uashington të presidentit të SHBA-së Barack Obama dhe kryeministrit grek Andonis  Samaras. Sipas  “Paron” amerikanët janë për emrin “Maqedonia e epërme”, por çështja është nëse këtë do ta pranojë Samarasi. “Nuk ka arsye të mos e pranojë”, kanë thënë burime diplomatike për gazetën të lidhura me ambasadën amerikanë në Athinë.

Propozimi  i emrit “Maqedonia e Epërme” doli në muajin prill nga Metju Nimic, ndërmjetësi i OKB-së në kontestin rreth emrit mes Maqedonisë e Greqisë.

/Elta Liksenaj /

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar