Emocione kuqezi, Gjasula dhe Llullaku puthin fanellën

Emocione kuqezi, Gjasula dhe Llullaku puthin fanellën

Futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova, Azdren Llullaku dhe Jurgen Gjasula, tashmë janë pjesë e ekipit kombëtar. Para pak ditësh ata kanë bërë edhe prezantimin si lojtarë të kombëtares shqiptare. 25-vjeçari Llullaku nga Istogu është parë shumë i emocionuar në grumbullimin e kuqezinjve. Gjithashtu edhe Jurgen Gjasula është parë shumë i emocionuar, pasi kjo ftesë

Futbollistët shqiptarë me origjinë nga Kosova, Azdren Llullaku dhe Jurgen Gjasula, tashmë janë pjesë e ekipit kombëtar. Para pak ditësh ata kanë bërë edhe prezantimin si lojtarë të kombëtares shqiptare.

25-vjeçari Llullaku nga Istogu është parë shumë i emocionuar në grumbullimin e kuqezinjve. Gjithashtu edhe Jurgen Gjasula është parë shumë i emocionuar, pasi kjo ftesë nga trajneri Xhani de Biazi dhe grumbullimi me kombëtaren ka ardhur si “qershia mbi tortë” për mesfushorin pas largimit nga skudra gjermane e Duisburgut.

Pas stërvitjes së parë me kombëtaren, Llullaku dhe Gjasula janë fotografuar nga “Panorama Sport” duke puthur fanellën kuqezi.

Gjasula Lullaku

Të pyetur nga gazetarët për të dhënë një përshtypje rreth këtij grumbullimi të parë me kombëtaren, Llullaku është shprehur se është shumë i lumtur që është në mesin e kombëtares, ndërsa Gjasula është shprehur më entuziast.

“Ndihem shumë mirë. Është vendi im, çka më bën të lumtur. Shpresoj që ta justifikoj veten dhe të jap maksimumin tim për këtë fanellë, si dhe  t’i lë përshtypje të mira trajnerit De Biazi. Unë jam mesfushor ofensiv. Ky është pozicioni im natyral por nuk e kam problem të luaj edhe si mesfushor anësor”, është shprehur Jurgen Gjasula.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar