Emigrantët, shtohet numri i të prekurve me SIDA

Emigrantët, shtohet numri i të prekurve me SIDA

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë zbuluar disa raste të prekura me virusin HIV në jug të vendit. Vetëm në Sarandë , në 5 muajt e fundit, janë zbuluar katër raste të reja me këtë virus. Pothuajse të gjithë janë emigrant ose kanë pasur një familjar jashtë. Duke filluar nga fillimi i vitit numri

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë zbuluar disa raste të prekura me virusin HIV në jug të vendit.

Vetëm në Sarandë , në 5 muajt e fundit, janë zbuluar katër raste të reja me këtë virus. Pothuajse të gjithë janë emigrant ose kanë pasur një familjar jashtë.

Duke filluar nga fillimi i vitit numri i të prekurve me SIDA në qytetet jugore ka arritur në 49 persona, dy prej të cilëve janë fëmijë.

Gjthçka konfirmohet nga burime të sigurta nga ISHP. “Të paktën 3 vitet e kaluara nuk kemi pasur shumë raste nga emigrantët. Përbën shqetësim për ne sidomos dy muajt e fundit zbulimi i rasteve në Sarandë, apo në ndonjë zonë tjetër të vendit. Janë emigrant të cilët janë rikthyer nga Greqia dhe më pas kanë mësuar për sëmundjen”, thonë specialistët.

Pjesa më e madhe e të infektuarve pranojnë se nuk dinë nga e kanë marrë sëmundjen dhe për një periudhë të gjatë mund ta kenë transmetuar edhe te të tjerë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar