Eliminatoret e Euro 2016, Shqipëria e pafat?

Shorti i hedhur për grupet eliminatore të Euro 2016 mund të konsiderohet i pafat për përfaqësuesen shqiptare. Shqipëria gjendet në Grupin I me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë. Asaj i duhet të përballet me vendet të cilat gjenden në 30-shen e para të renditjes së FIFA-s. Shqipërisë i duhet të përballet me Portugalinë e Cristiano

Shorti i hedhur për grupet eliminatore të Euro 2016 mund të konsiderohet i pafat për përfaqësuesen shqiptare. Shqipëria gjendet në Grupin I me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë. Asaj i duhet të përballet me vendet të cilat gjenden në 30-shen e para të renditjes së FIFA-s.

Shqipërisë i duhet të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, e cila në letër duket e pamundur. Danimarka gjithashtu shihet si një kundërshtar mjaft i fortë. Serbia shikohet si një nga ndeshjet më emocionale, ajo që të gjithë Shqiptarët presin me padurim. Një ndeshje e cila mund të kaloi kufijtë e sportives. Armenia është skuadra e cila shikohet më e dobëta në grup. Shqipëria pretendon të marrë pikë të plota ndaj saj.

Analistë të futbollit, lojtarë dhe ish-trajnerë shprehen se për Shqipërinë është mjaft e vështirë, por ne do të provojmë. Në një intervistë ekskluzive për “Objektiv.al”, mesfushori i talentuar Ergys Kaçe shprehet mjaft i vendosur për të luftuar dhe shpresuar në një kualifikim të mundshëm.

“Skuadrat në grupin tonë janë shumë të forta. Për ne do të jetë shumë e vështirë. Rënia në një grup me Serbinë është diçka e bukur pasi ne do kemi mundësinë të tregojmë se kush është Shqipëria. Gjithashtu Portugalia është një skuadër shumë e fortë dhe duhet pasur frikë nga Ronaldo, sepse ai është lojtari më i mirë për momentin. Nuk e di nëse do kualifikohemi pasi kemi një grup shumë të fortë por ne do të japim maksimumin. Dy skuadrat që duhet pasur më frik janë Portugalia dhe Danimarka. Tifozëve Shqiptarë i jemi në borxhë pasi na kanë mbështetur shumë por nuk ja kemi shpërblyer siç duhet. Ne do japim maksimumin tonë dhe kërkojmë nga tifozët të na mbështesin”, shprehet Kaçe për “Objektiv.al”.

Rruga jonë kalon nga dy ndeshjet kundër Kristiano Ronaldos, lojtari që fitoj Topin e Artë dhe mban në krah të gjitha meritat për kualifikim e Portugalisë në Kupën e Botës. Ndeshja kundër Portugalisë do të jetë fillimi i rrugëtimit për Skuadrën e De Biazit. Ndeshja do të luhet më 7 shtator 2014 dhe ne do të jemi si mysafirë të Portugalisë.

Portugalia nuk është e vetmja ndeshje me emocion por është edhe ajo ndaj Serbisë. E gjithë vëmendja e tifozerisë shqiptare do të jetë e përqendruar në datat 14 tetor 2014 dhe 8 tetor 2015. Në këto dy data, të cilat i ndan thuajse një vit, Shqipëria luan ndaj Serbisë, fillimisht jashtë fushe, e më pas në impiantin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit.

Nuk mund të lejmë edhe skuadrat tjera pa përmendur. Danimarka gjithashtu është një skuadër mjaft e rrezikshme. Ana pozitive e shortit të djeshëm për Shqipërinë ishte zhvillimi i dy miqësoreve me Francën, vendit organizator që i shtohet Grupit I pa të drejtën e pikëve, vetëm për të luajtur ndaj kombëtares që mbetet bosh në datat e paracaktuara nga UEFA. Gjithashtu, mund të cilësohet pozitiv fakti se objektiv i kombëtares në këto eliminatore është të lërë pas vetëm dy kombëtare në grup, për të garantuar të paktën vendin e tretë që çon në play-off.

“Le të themi se nuk kemi qenë me fat në këtë short. Mendoj se grupi ynë është më i vështiri”, këto janë fjalët e De Bıazit por ai edhe shpreson. “Duhet të përpiqemi të kemi kurajë, të kuptojmë që vështirësitë janë të mëdha, por përballë vështirësive të mëdha mund të kesh kënaqësi edhe më të mëdha”, deklaroi De Biazi për mediat pas hedhjes së shortit.

Mjaft pesimist shfaqet edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. “Vështirë, por ne do luajmë”, këto janë fjalët e z. Duka.

Sigurish, Shqipëria do luajë dhe do luftojë fort. Të gjithë premtojnë se do të luftojnë me shpirt për të treguar se Shqipëria mund të arrijë sa më lart. Tifozëria shqiptare përsëri beson, si gjithmonë!

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar