Elbasan, mjekët: Mos abuzoni me diellin

Elbasan, mjekët: Mos abuzoni me diellin

Numri i personave me probleme kardiake në qytetin e Elbasanit, është rritur ndjeshëm kohwt  e fundit si shkak i rritjes së temperaturave. Mjekët kardiologë kanë pohuar se në mjaftë raste pacientët janë të rinj, ku konsumimi duhanit, alkolit, lodhja fizike dhe stresi ndikojnë drejtëpërdrejtë në këtë sëmundje. Mjekia kardiologe, Diamanta Shuteriqi është shprehur se personat

Numri i personave me probleme kardiake në qytetin e Elbasanit, është rritur ndjeshëm kohwt  e fundit si shkak i rritjes së temperaturave. Mjekët kardiologë kanë pohuar se në mjaftë raste pacientët janë të rinj, ku konsumimi duhanit, alkolit, lodhja fizike dhe stresi ndikojnë drejtëpërdrejtë në këtë sëmundje.

Mjekia kardiologe, Diamanta Shuteriqi është shprehur se personat që kanë probleme kardiake dhe marrin mjekime, në këto ditë të nxehta duhet të rishikojnë dozën e tyre, duke u konsultuar me mjekët. Gjithashtu  këshilloi të gjithë qytetarët të shmangnin qëndrimin në diell dhe sidomos orët e pikut.

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut. Por tashmë nuk janë vetëm personat që preken nga sëmundje e zemrës mbi moshën 50 vjeç por edhe moshat e reja të cilët në shumicën e rasteve neglizhojnë vizitën pranë mjekut.

/Erılda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar