Elbasan, makina del nga rruga, humb jetën një grua

Elbasan, makina del nga rruga, humb jetën një grua

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Elbasan ku si pasojë mbeti e vdekur Donika Krasta. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Xibrakë ku një automjet i tipit “Ford Focus” me targa AA 097 FE  që udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke u përplasur me një garazh. Viktima ishte

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Elbasan ku si pasojë mbeti e vdekur Donika Krasta.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Xibrakë ku një automjet i tipit “Ford Focus” me targa AA 097 FE  që udhëtonte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke u përplasur me një garazh.

Viktima ishte bashkëshortja e drejtuesit të automjetit, Adil Krasta. Policia bëri të mundur që ajo të transportohej menjëherë në spital por nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të zbuluar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar