Elbasan – Krimbi pushton banesat, banorët në panik

Banorët e Elbasanit kërkojnë ndihmën e Drejtorisë së Higjienës për të shpëtuar nga “pushtimi” i krimbave. Bëhet fjalë për një lloj krimbi shumëkëmbësh te pahasur më parë që ka mbushur disa banesa të lagjes “Syrja Dylgjeri” në qytetin e Elbasanit. Sipas banorëve krimbi ka dalë fillimisht nga toka dhe pastaj ka pushtuar muret dhe banesat

Banorët e Elbasanit kërkojnë ndihmën e Drejtorisë së Higjienës për të shpëtuar nga “pushtimi” i krimbave. Bëhet fjalë për një lloj krimbi shumëkëmbësh te pahasur më parë që ka mbushur disa banesa të lagjes “Syrja Dylgjeri” në qytetin e Elbasanit.

Sipas banorëve krimbi ka dalë fillimisht nga toka dhe pastaj ka pushtuar muret dhe banesat e tyre. Tani, përveç erës së keqe që mban ky krimb, banorët kanë frikë edhe për ushqimet e tyre. Ata thonë se kanë frikë nga helmimi dhe sëmundjet e ndryshme.

Banorët janë përpjekur të dezinfektojnë ambientet vetë por pa rezultat, pasi krimbat janë shtuar. Prandaj ata i bëjnë thirrje Drejtorisë së Higjienës të marrë masa për dezinfektimin e gjithë zones pasi krimbat mund të përhapen në gjithë Elbasanin. Ditën e sotme pritet që një grup specialistësh të shkojnë në zonën në fjalë dhe të kryejnë dezinfektimin e duhur.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar