Elbasan, dy të arrestuar me 5 kg drogë

0

Policia e Elbasanit përfundoi me sukses operacionin e koduar “Nisma”, ku arrestoi dy persona me 5 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa dhe 30 doza heroine.

Policia bëri me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Emiljano Berdufi, 18-vjeç, si dhe Redi Zeneli, 21-vjeç, të dy banues në Elbasan.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, pas informacionit të marrë nga ana jonë, mbi këta shtetas të cilët dispononin lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe u arrestuan në lagjen “28 Nëntori”. Gjatë kontrollit personal të tyre iu gjend dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 30 (tridhjetë) doza lëndë narkotike e llojit Heroinë, po kështu gjatë kontrollit të ushtruar nga ana jonë në banesën e shtetasit Emiljano Berdufi, iu gjendën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një sasi fishekësh automatiku si dhe një përforcues grushti metalike”, deklaron policia e Elbasanit.

Nga i njëjti seksion është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, lëndë e cila u kap në vendin e quajtur “Përroi i Manazerës”. Policia po punon për kapjen dhe arrestimin në flagrancë të personit që posedonte lëndë narkotike.

/Amela Shehi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here