Elbasan, digjet makina e biznesmenit

Elbasan, digjet makina e biznesmenit

Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Elbasanit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë Drejtorisë së Tatimeve, ku rreth orës 4:00 të mëngjesit automjeti me targa AA 797 EI u përfshi nga flaket. Menjëherë në vendngjarje shkuan forca zjarrfikëse dhe të policisë, të cilët

Një automjet luksoz është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë Drejtorisë së Tatimeve, ku rreth orës 4:00 të mëngjesit automjeti me targa AA 797 EI u përfshi nga flaket.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forca zjarrfikëse dhe të policisë, të cilët punuan për fikjen e flakëve të zjarrit për të shmangur rrezikun për automjetet e tjera të parkuara aty pranë.

Policia e Elbasanit bën me dije se automjeti luksoz i përket biznesmenit të konfindustrisë, Elis Baushi, dhe sipas uniformave blu zjarri ka qenë i qëllimshëm. Nga hetimet e deritanishme të policisë janë ngritur disa pista dyshimi.

Nga dëshmia e biznesmeit mësohet se Baushi nuk ka asnjë rast që ai mund të jetë konfliktuar me ndonjë person në qytetin e Elbasanit dhe as në ndonjë vend tjetër

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar