Elbasan, dhurohet gjak për talasemikët

0

Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut si dhe Shoqata e Talasemisë në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Elbasanit kanë organizuar sot aktivitetin me titull “Flaka e Dashurisë dhe Solidaritetit”.

Qëllimi kryesor në këtë bashkëpunim është sensibilizimi për të nxitur dhurimin vullnetar të gjakut.

Prej disa kohësh Banka e Gjakut në Lushnje ku trajtohen rreth 300 fëmijë të sëmurë talasemikë kishte mungesa të theksuara të gjakut dhe kjo solli edhe fushatën që nisi nga Lushnja duke vijuar në Elbasan.

Pas kalimit me flamuj nëpër qytet njerëzit janë ndaluar në qendër të qytetit të Elbasanit pranë një tende të cilës iu bashkuan me dhjetëra qytetarë.

/Muzafere Dema/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here