Ekstremistët e majtë marrin gjysmën e Parlamentit grek

Alexis Tsipras, lideri karizmatik i SYRIZA-s do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë, edhe pse ende nuk i ka siguruar dy vende për të pasur në xhep mazhorancën absolute të Parlamentit grek që ka 300 deputetë. Por kjo duket një mision i përfunduar, pasi në Parlamentin e ri të Greqisë, përveç SYRIZA-s që fitoi

Alexis Tsipras, lideri karizmatik i SYRIZA-s do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë, edhe pse ende nuk i ka siguruar dy vende për të pasur në xhep mazhorancën absolute të Parlamentit grek që ka 300 deputetë. Por kjo duket një mision i përfunduar, pasi në Parlamentin e ri të Greqisë, përveç SYRIZA-s që fitoi mbi 36% të votave, do të hyjnë edhe 3 parti të tjera të qendrës së majtë.

Kur mbaroi rreth 50 % e fletëve të numëruara kreu i SYRIZA-s, Alexis Tsipras doli përpara mbështetësve, për të përshëndetur fitoren por edhe për të lëshuar një mesazh të ri për BE-në.

“Trojka i përket së kaluarës, ne do të dialogojmë me Europën dhe shumë shpejt do të dërgojmë propozimet tona”, tha Tsipras para një turme të madhe ku merrnin pjesë aktivistë nga e majta gjermane, italiane, por mbi të gjitha spanjollët e Podemos-it të cilët kryesojnë sondazhet në vendin e tyre.

Procesi i votimit të rreth 10 milionë grekëve përfundoi në orën 19:00 (18:00 sipas orës në Shqipëri) dhe kur janë numëruar  mbi 75 % të votave, SYRIZA ka siguruar 149 deputetë, por pa garantuar shumicën absolute për të drejtuar e vetme vendin. Tashmë Tsipras synon të marrë 151 vende në Kuvend nga 300 që janë në total brenda parlamentit grek, ndërsa rezultatet përfundimtare do të shpallen mëngjesin e së hënës.

Në fjalimin e fitores para mbështetësve që u mblodhën në selinë qendrore të partisë SYRIZA në Athinë, Tsipras deklaroi se populli grek me votën e së dielës bëri histori. Ai u zotua t’i japë fund masave shtrënguese ndaj popullit grek.

Fjalimi

“Greqia lë pas 5 vite poshtërim dhe vuajtje, Greqia tashmë merr frymë me dinjitet drejt BE-së, por e ndryshuar. Vota juaj është shembulli i Evropës që po ndryshon, Greqia sot ka bërë që historia të ecë përpara. Për të gjithë popujt e Evropës sot është një festë.

Do të fillojmë me punë të madhe pas këtij vendimi të popullit grek. Mbyllet një kapitull i varfërisë së vendit tonë, duke lënë pas kujtimet e varfërisë dhe katastrofës. Trojka për Greqinë tashmë është një e kaluar. Jemi mëse të vetëdijshëm që populli grek nuk pranon urdhra nga të tjerët, por kemi shpresë për brezat e ardhshëm dhe unitetin e vendit tonë. Do ta përdorim besimin tuaj dhe do të krijojmë një qeveri greke për të gjithë grekët. Do të përfaqësojmë të gjithë grekët pavarësisht nëse votuan apo jo për ne. Do të luftojmë të gjithë sëbashku për të ringritur vendin bazuar në themelet e reja. Sot po i adresohem çdo burri e gruaje greke që po na ndjek në këto momente. Nuk ka fitues dhe humbës por sot kemi mposhtur oligarkinë. Ishte vota e popullit që na solli drejtësinë, ë këtij populli të ditur, punëtor, Greqisë së civilizimit. Është Greqia që lufton, që shpreson dhe që ka kërkuar për vendin e saj të krijojë një të ardhshme të re me dinjitet. Dua t’ju falenderoj përmzemërsisht, por mbi të gjitha ju mijëra grekë që keni ardhur nga mbarë Europa për të treguar këtë solidaritet. Kjo fitore e jona është fitore për të gjithë popujt në Evropë.

ë dashur miq qeveria e re greke nuk do të hapë konflikte të njëanshme, por sot përballë kemi një mundësi të jashtëzakonshme për një forum të ri, edhe për Europën, një politike të re për Evropën, për marrëdhënie të reja bazuar në respektimin e gjithsecilit por edhe në solidaritet.

Pikësynimi ynë i parë do të jetë të menaxhojmë dhe të përballemi me themelet e kësaj krizë. Do të luftojmë korrupsionin për të future kudo principet e reja demokratike. Prioriteti ynë mbi të gjitha do të jetë që grekët të rifitojnë sërish dinjitetin e tyre dhe ky është mesazhi të fitojmë buzëqeshjen dhe dinjitetin e humbur të popullit tonë. Falenderoj nga thellësia e zemrës këdo që më dhatë këtë fitore me pasion duke i dhënë shpresë popullit tonë, dhe ju i sollët sërish buzëqeshjen çdo gruaje dhe nënë greke. Ky është një moment historik për Greqinë. Do të luftojmë dhe përpiqemi me të njëjtin pasion drejt kësaj beteje të vështirë dhe të bukur. Le ta ngremë diellin e demokracisë, të dinjitetit dhe së bashku do ia dalim mbanë”.

Vota e popullit grek vjen si ndëshkim kundrejt partive tradicionale, duke pësuar disfatë. Kështu ka ndodhur me PASOK-un e Venizellos apo edhe me “Demokracia e Re” të kryeministrit në largim Antoni Samaras, i cili ka siguruar vetem 77 deputete.

Kryeministri në detyrë Antonis Samaras në fjalimin e parë menjëherë pas shpalljes së rezultateve zyrtare paraprake, pranoi humbjen e partisë së tij. Ai tha se ndihej krenar për faktin që koalicioni qeverisës Demokracia e Re dhe PASOK e Venizellos, arritën të nxjerin vendin nga kriza e thellë, por shtoi se shpreson që qeveria e ardhshme të mos hedhë poshtë këto arritje.  Partia e tretë janë radikalët e djathtë të Agimit të Artë të pasuar nga Potami e PASOK ndërsa partia e re e Papandreut, Lëvizja e Socialistëve Demokratë nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për të qenë brenda parlamentit.

 

Rezultatet zyrtare të 70 % të votave të numëruara

SYRIZA ka marrë 36,12% të votave – 149 vende

Demokracia e Re ka 28,08% të votave – 77 vende

Agimi i Artë me 6,33 të votave – 17 vende

Potami me 5,95 % të votave – 16 vende

PASOK ka 4,73% të votave – 13 vende

Partia e re e Papandreut Lëvizja e Socialistëve Demokratë 2.44 % të votave  – nuk siguron vend.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar