Ekstradohet nga Greqia shqiptarja e dënuar për mashtrim

Ekstradohet nga Greqia shqiptarja e dënuar për mashtrim

Shtetësja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar Eleni Nasi është ekstraduar sot nga Greqia drejt vendit tonë. Ekstradimi u bë rreth orës 09:30 minuta nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana. Eleni Nasi, 52 vjeçe nga Lushnja, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, në vitin 2009 kishte vendosur masën

Shtetësja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar Eleni Nasi është ekstraduar sot nga Greqia drejt vendit tonë. Ekstradimi u bë rreth orës 09:30 minuta nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana.

Eleni Nasi, 52 vjeçe nga Lushnja, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, në vitin 2009 kishte vendosur masën e sigurisë ‘’Arrest në burg’’, për veprën penale të ‘’Mashtrimit’’.

Kjo shtetase kishte mashtruar disa persona të cilëve u ka kërkuar para, por më pas nuk ua ka kthyer më. Arrestimi i saj u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

 

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar