Ekstradimi, sfidë për drejtësinë e Kosovës

Ekstradimi, sfidë për drejtësinë e Kosovës

Rasti mbi ekstradimin e  dy të dyshuarve për procesin “Monstra” është sfidë për drejtësinë kosovare. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të VMRO-DPMNE- së, Antonio Milloshoski. “Maqedonia po vijon të kërkojë ekstradimin e të dyshuarve Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ndërsa Kosova po refuzon me ngulm miratimin e kërkesës maqedonase”, ka shkruar Milloshoski në rrjetin

Rasti mbi ekstradimin e  dy të dyshuarve për procesin “Monstra” është sfidë për drejtësinë kosovare. Kjo ka qenë deklarata e deputetit të VMRO-DPMNE- së, Antonio Milloshoski.

“Maqedonia po vijon të kërkojë ekstradimin e të dyshuarve Halil Demiri dhe Afrim Ismailoviq ndërsa Kosova po refuzon me ngulm miratimin e kërkesës maqedonase”, ka shkruar Milloshoski në rrjetin e tij social Twitter, duke shtuar se ky rast sfidon sundimin e së drejtës në Prishtinë.

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar të ketë thënë se dy të dyshuarit kanë edhe shtetësi kosovare, dhe ka bërë të ditur se ekstradimi është në kompetencë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

/Romina Qama/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar