Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Pogradec

Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Pogradec

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë orëve të natës së kaluar në shtëpinë e kreut të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit, Luan Lipo. Një granatë u hodh në katin e parë të banesës së Lipos, e cila gjendet në lagjen Numër 5 të Pogradecit. Në momentin e shpërthimit të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi gjatë orëve të natës së kaluar në shtëpinë e kreut të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit, Luan Lipo.

Një granatë u hodh në katin e parë të banesës së Lipos, e cila gjendet në lagjen Numër 5 të Pogradecit. Në momentin e shpërthimit të gjithë anëtarët e familjes ndodheshin në shtëpi, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Policia bën me dije se granata ishte vendosur poshtë derës së shtëpisë. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, por në hetime po hasen vështirësi, pasi në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gjurmë e autorëve.

Pista e parë e hetimit lidhet me detyrën që ushtron z. Luan Lipo, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e nënprefektit të Pogradecit.

 /Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar