Dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi janë qëlluar me më shumë se 130 plumba nga policia greke. Sipas raportit mjeko-ligjor dy shqiptarët e vrarë Edison dhe Flamur Lika, kanë marrë më shumë se 20 plumba vetëm në kokë. Ata janë qëlluar nga një distancë nga 30 deri në 50 metër largësi.
Dy shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallas në Greqi janë qëlluar me më shumë se 130 plumba nga policia greke.
Sipas raportit mjeko-ligjor dy shqiptarët e vrarë Edison dhe Flamur Lika, kanë marrë më shumë se 20 plumba vetëm në kokë. Ata janë qëlluar nga një distancë nga 30 deri në 50 metër largësi. Policia greke bëri me dije se 2 shqiptarëve u janë gjetur dy automatikë kallashnikov, dy pistoleta dhe një granatë.
Autoritetet greke mendojnë se të arratisurit e burgut të Trikalas më 22 mars të këtij viti janë ende brenda territorit greke dhe se nuk kanë kaluar kufirin shqiptar.
/Amela Shehi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *