Ekspertët e OKB-së largohen nga Siria

0

Martin Nesirky, zëdhënësi i OKB-së njofton se ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë përfunduar punën e tyre në Siri dhe tani po hartojnë raportin ku do të verifikohet nëse janë përdorur armët kimike.

”Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, këtë fundjavë do të mund të informojë Këshillin e Sigurimit në lidhje me rezultatet e hetimit”, shton zëdhënësi i OKB-së.

E deleguara e OKB-së për çarmatim, Angela Kane është larguar sot nga Damasku dhe ajo do të informojë sekretarin Ban Ki Mun të shtunën.

13 ekspertët e udhëhequr nga Ake Sellstrom, në një laborator në Europe do të kryejnë hetimet. Ato kanë marrë mostra nga vendi ku dyshohet se janë kryer sulmet.

/Jola Llozhi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here