Ekspertë të mjedisit: “TEC-et lundruese” shkaktojnë ndotje në ajër dhe dëmton sezonin turistik

Ekspertë të mjedisit: “TEC-et lundruese” shkaktojnë ndotje në ajër dhe dëmton sezonin turistik

Vlora dhe një pjesë e vendit do furnizohet me energji nga dy anije që do të stacionohen në Triport, në kulmin e sezonit turistik. Zgjedhja e detyruar e qeverisë të “TEC-eve lundruese”  për  shkak të krizës do të prodhojnë deri në 114 MW/H energji elektrike. Pra, thënë ndryshe sa rreth 15 për qind e nevojave

Vlora dhe një pjesë e vendit do furnizohet me energji nga dy anije që do të stacionohen në Triport, në kulmin e sezonit turistik.

Zgjedhja e detyruar e qeverisë të “TEC-eve lundruese”  për  shkak të krizës do të prodhojnë deri në 114 MW/H energji elektrike. Pra, thënë ndryshe sa rreth 15 për qind e nevojave që vendi ka.

Kostoja mesatare për çdo megavat do të jetë rreth 150 euro që është sa gjysma e çmimit me të cilin Shqipëria po blen aktualisht energji nga importi. Sipas ekspertëve të fushës, ky model jo vetëm që nuk është i duhuri, por mund të sjellë edhe pasoja.

“Modeli i zgjidhur është tipikisht model në periudhë krize, me problematika të shumta në aspektin mjedisor dhe ekonomik, dhe më së shumti jo i qëndrueshëm”, tha eksperti mjedisor Mihallaq Qirjo për A2cnn.

Mjedisi dhe sezoni turistik veror përfshihen në pasojat që do të ketë ky model. Ekspertët thonë se është një zonë që në verë ka një shumëfishim të turisteve, dhe studimi për ndikimin mjedisor për vepra industriale të tilla duhet të bëhet me një kujdes të shtuar.

Sipas qeverisë, vënia në funksion të TEC-it të Vlorës do të paraprihet nga prodhimi i energjisë nga anijet lundruese.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar