Ekonomia në 2013-n, kredia ra 2.5%

Ekonomia në 2013-n, kredia ra 2.5%

Viti 2013 ka shënuar rritjen më të ulët të ekonomisë që nga viti 1997, ku shifrat zyrtare konfirmojnë sipas vlerësimeve paraprake  një rritje mbi 1.3 për qind. Në thelb të zhvillimeve ekonomike të 2013-s ishte tkurrja e konsumit dhe kreditimi që shënuan një ecuri negative. Për herë të parë pas dhjetë vitesh, biznese e individë

Viti 2013 ka shënuar rritjen më të ulët të ekonomisë që nga viti 1997, ku shifrat zyrtare konfirmojnë sipas vlerësimeve paraprake  një rritje mbi 1.3 për qind.

Në thelb të zhvillimeve ekonomike të 2013-s ishte tkurrja e konsumit dhe kreditimi që shënuan një ecuri negative. Për herë të parë pas dhjetë vitesh, biznese e individë morën më pak kredi, për konsum, për të blerë shtëpi apo për investime. Në fund të nëntorit huaja në total ishte 2.5% më e ulët se një vit më parë, ose 14 miliardë lekë më pak.

Efektin më pozitiv në ekonomi e dhanë eksportet. Për 11 muaj ato u rriten 15% , duke arritur në 224 miliardë lekë, falë mineraleve e lëndës djegëse. Qeveria Rama e quan vit kthese 2014-n, dhe pret që ekonomia të rritet rreth 2.5%.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar