Ekonomia franceze i kthehet recesionit

Ekonomia franceze i kthehet recesionit

Franca ka hyrë në recesionin e saj të dytë në katër vite, pasi shifrat zyrtare tregojnë se ekonomia u tkurr me 0.2 % në tremujorin e parë të këtij viti. Ekonomia u tkurr me të njëjtët tregues edhe në tremujorin e fundit të vitit 2012. Presidenti Fransua Holland ka deklaruar se pret zero rritje në

Franca ka hyrë në recesionin e saj të dytë në katër vite, pasi shifrat zyrtare tregojnë se ekonomia u tkurr me 0.2 % në tremujorin e parë të këtij viti.

Ekonomia u tkurr me të njëjtët tregues edhe në tremujorin e fundit të vitit 2012.

Presidenti Fransua Holland ka deklaruar se pret zero rritje në vitin 2013, shifër më e ulët me 0.1%  krahasuar me parashikimin për rritje të qeverisë franceze.

Shifra të ndara tregojnë se recesioni në të gjithë eurozonën vazhdon prej një periudhe 18 mujore.

Sipas statistikave të zyrës së BE, Eurostat, ekonomia e bllokut 17-vendësh u tkurr me 0.2% nga muaji janar deri në muajin mars.

Brenda zonës, Franca shënon rekord në papunësi, rënie në biznes dhe besim të ulët konsumatori.

 /Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar