Ekipi i FMN-së më 3 dhjetor në Tiranë

0

Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) pritet të mbërrijë në Tiranë me datë 3 dhjetor për t’iu rikthyer bashkëpunimit me qeverinë shqiptare përmes një marrëveshje të re 3-vjeçare.

Gjatë qëndrimit të tyre për disa ditë në Tiranë, plan kyç i bisedimit do të jetë draft-marrëveshja e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, si dhe konsultimi mbi paketën fiskale dhe projekt/buxhetin për vitin 2014.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave drafti për nënshkrimin e marrëveshjes së re 3-vjeçare bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar është gati. “Ne kemi gati një draft marrëveshje tre vjeçare me FMN-në, por kjo pritet të diskutohet edhe me zyrtarë të FMN-së”, thanë burimet, pa bërë të ditur detaje të saj.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here