Ekipet kombëtare, ja grafiku i seleksionimeve

0

Sektori i ekipeve kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit ka gjithçka gati në lidhje me seleksionimet e grupmoshave të caktuara për ekipet kombëtare. Sot ai ka bërë publik edhe grafikun me anë të të cilit do të ndiqet ky seleksionim për datëlindjet 1997 dhe 1999.

Grafiku ka të përcaktuar qartë moshën, datat dhe zonat që do të seleksionohen gjatë muajit janar. Këto seleksionime do të zhvillohen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz.

Komisioni seleksionues do te përbehet nga Bujar Kasmi, Paolo Tramezzani, Skender Gega, Altin Lala, Dzemal Mustedanagic dhe Redi Jupi.

Në të gjitha ditët e përcaktuara nga ky grafik, seleksionimet do të fillojnë në orën 10.00.

Ja cili është ai:

Datëlindja 1999:
19 janar 2015 – Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit
20 janar 2015 – Zona e Fierit dhe Zona e Korçës
21 janar 2015 – Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit
22 janar 2015 – Kosova

Datëlindja 1997:
26 janar 2015 – Zona e Tiranës dhe Zona e Durrësit
27 janar 2015 – Zona e Fierit dhe Zona e Korçës
28 janar 2015 – Zona e Shkodrës dhe Zona e Elbasanit
29 janar 2015 – Kosova

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here