Egjipti, ish-kreu i OKB-së, ElBaradei bëhet kryeministër

Egjipti, ish-kreu i OKB-së, ElBaradei  bëhet kryeministër

Mohamed ElBaradei, politikani liberal egjiptian është emëruar kryeministër i qeverisë së re kujdestare. ElBaradei është ish-kreu i OKB-së për mbikëqyrjen bërthamore. Agjencia shtetërore e lajmeve, Mena, raporton se ai u takua me presidentin e përkohshëm Mahmud Adly Mansour, tre ditë pasi ushtria hoqi liderin islamist Mohammed Morsi përmes trazirave që përfshinë mbarë vendin. Z. ElBaradei udhëheq

Mohamed ElBaradei, politikani liberal egjiptian është emëruar kryeministër i qeverisë së re kujdestare. ElBaradei është ish-kreu i OKB-së për mbikëqyrjen bërthamore.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Mena, raporton se ai u takua me presidentin e përkohshëm Mahmud Adly Mansour, tre ditë pasi ushtria hoqi liderin islamist Mohammed Morsi përmes trazirave që përfshinë mbarë vendin.

Z. ElBaradei udhëheq një aleancë të partive liberale dhe të krahut të majtë, Fronti Kombëtar i Shpëtimit. Një zëdhënës për frontin i tha agjencisë së lajmeve AP se z.Mansour do të betohet si kryeministër të shtunën në mbrëmje.

Në një intervistë për BBC të enjten, zoti ElBaradei mbrojti ndërhyrjen e ushtrisë, duke thënë: “Ne ishim në mes të gurëve dhe në një vend të vështirë”. Më shumë se 30 njerëz vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën në protestat e së premtes nga mbështetësit islamikë të presidentit të rrëzuar.

Kevin Connolly i BBC-së në Kajro thotë se Egjipti mbetet i ndarë në mes të përkrahësve të ashpër islamistë të Morsit dhe demonstruesve rivale që ndihmuan dhe detyruan atë të largohet nga detyra.

Z. Morsi është në paraburgim, së bashku me disa figura të larta të Vëllazërisë.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar