Egjipt, ushtria garanton protesta paqësore

Egjipt, ushtria garanton protesta paqësore

Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga rrëzimi i  presidentit Egjiptian, Muhamed Morsi nga ushtria dhe  pritet që Egjipti të përfshihet nga protesta paqësore. Ushtria e Egjiptit ka  thënë se do të garantojë të drejtën e protestave paqësorë përkrahësve të “Vllazërisë myslimane.” Ndërkohë, zëdhënësi i “Vllazërisë myslimane” Gehad el-Haddad tha se ata e refuzojnë të bashkëpunojnë

Kanë kaluar vetëm 2 ditë nga rrëzimi i  presidentit Egjiptian, Muhamed Morsi nga ushtria dhe  pritet që Egjipti të përfshihet nga protesta paqësore. Ushtria e Egjiptit ka  thënë se do të garantojë të drejtën e protestave paqësorë përkrahësve të “Vllazërisë myslimane.”

Ndërkohë, zëdhënësi i “Vllazërisë myslimane” Gehad el-Haddad tha se ata e refuzojnë të bashkëpunojnë me regjimin e ri në një kohë që Morsi dhe figurat e tyre më të larta janë ende në paraburgim.

Gjithashtu, gjykatësi i lartë, i gjykatës kushtetuesë të Egjiptit, njëkohësisht edhe udhëheqësi i përkohshëm, Mahmud Adly Mansour është zotuar për të mbajtur zgjedhje sipas vullnetit të popullit.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar