Egjipt, referendum për ndryshimin e kushtetutës

Egjipt, referendum për ndryshimin e kushtetutës

Presidenti i përkohshëm i Egjiptit ka vendosur një afat kohor për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm. Adly Mansour në një dekret të lëshuar ditën e djeshme tha se brenda pesë muajve do të organizohet një referendum për ratifikimin e ndryshimeve në kushtetutën e vendit. Dy muaj pas referendumit për ndryshmet

Presidenti i përkohshëm i Egjiptit ka vendosur një afat kohor për organizimin e zgjedhjeve parlamentare në fillim të vitit të ardhshëm.

Adly Mansour në një dekret të lëshuar ditën e djeshme tha se brenda pesë muajve do të organizohet një referendum për ratifikimin e ndryshimeve në kushtetutën e vendit.

Dy muaj pas referendumit për ndryshmet në kushtetutë, sipas dekretit të presidentit, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe pas mbledhjes së parlamentit të ri do të caktohet data e zgjedhjeve presidenciale.

Ushtria e Egjiptit, javën e kaluar, shfuqizoi kushtetutën e hartuar nga islamistët duke e hequr nga pushteti presidentin Mohamed Morsi, pas protestave masive kundër pushtetit të tij.

Vëllazëria Myslimane e Egjiptit bëri thirrje për organizimin e më shumë protestave për ditën e sotme, pasi në përleshjet mes ushtrisë dhe përkrahësve të zotit Morsi në Kajro u vranë 51 njerëz.

/Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar