Egjipt, protesta përvjetorin e tretë të revoltave popullore

Kryeqyteti egjiptian Kajro blindohet nga masat drakoniane të sigurisë në ditën e përvjetorit të tretë të fillimit të revoltës mbarë popullore kundër presidentit të asaj kohe, Hosni Mubarak. Mbështetësit e presidentit të shkarkuar egjiptian, Mohamed Morsi dhe një seri e gjerë formacionesh aleate, kanë bërë apel për manifestime menjëherë pas lutjes së mesditës dhe u

Kryeqyteti egjiptian Kajro blindohet nga masat drakoniane të sigurisë në ditën e përvjetorit të tretë të fillimit të revoltës mbarë popullore kundër presidentit të asaj kohe, Hosni Mubarak.

Mbështetësit e presidentit të shkarkuar egjiptian, Mohamed Morsi dhe një seri e gjerë formacionesh aleate, kanë bërë apel për manifestime menjëherë pas lutjes së mesditës dhe u kanë kërkuar demonstruesve të vendosin mbi automjetet e tyre shenjën e dorës me katër gishta, simbolin e Rabia-s në ngjyrë të zezë me sfond të verdhë, po ashtu edhe pamje të të vrarëve të gushtit të kaluar.

Lëvizja ”6 Prilli” dhe formacione të lidhura me opozitën laike, kryesisht të rinj protagonistë të revoltës anti-Mubarak, liderët e të cilës ndodhen në burg që prej dhjetorit të vitit të kaluar për organizimin e protestave të paautorizuara, kanë rënë dakord të zhvillojnë një protestë një orë pas mesditës, më tej do të marshojnë drejt sheshit ”Tahrir”, që është i mbyllur që nga dita e djeshme.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar