Egjipt, lirohet nga burgu Mubarak

0

Ish –presidenti i Egjptit, Hosni  Mubarak  është liruar nga burgu, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Kajros, e cila e ka liruar me garanci. Vendimi i marrë nga gjykata nuk mund të  apelohet nga  prokurorët .

Mubarak është përballur me akuzën për bashkpunim në vrasje, gjatë protestave  të cilat e rrezuan atë nga pushteti në vitin 2011. Në  gjykimin e parë ai u dënua me burgim të përjetshëm, por ai këtë vendim e apeloi nga ku dhe  gjykata  urdhëroi lirimin e tij.

Vendimi u mor në një kohë kur qeveria  e përkohshme  ne Egjipt  u denua nga Europa  me pezullimin  e furnizimit me armë  apo çdo pajisje tjetër  e cila mund t’i shërbej  Egjiptit  për shtypjen  e protestave me dhunë.

/Ariana Saraci/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here