Egjipt grusht shteti, ushtria rrëzon Morsin

Egjipt grusht shteti, ushtria rrëzon Morsin

Ushtria e Egjiptit zuri pikat kyçe në Kajro disa orë pasi kaloi afati i ultimatumit të dhënë nga gjeneralët për dorëheqjen e presidentit Mohamed Morsi. Dhjetëramijëra protestues pro dhe kundra Morsit u mblodhën në të gjitha sheshet e kryeqytetit. Mohammed ElBaradei politikani i opozitës si dhe figurat fetare në vend shpallën planin e veprimit drejt

Ushtria e Egjiptit zuri pikat kyçe në Kajro disa orë pasi kaloi afati i ultimatumit të dhënë nga gjeneralët për dorëheqjen e presidentit Mohamed Morsi. Dhjetëramijëra protestues pro dhe kundra Morsit u mblodhën në të gjitha sheshet e kryeqytetit.

Mohammed ElBaradei politikani i opozitës si dhe figurat fetare në vend shpallën planin e veprimit drejt fundit të krizës të krijuar nga kundërshtimet e liberalëve ndaj politikës islamiste të presidentit Morsi.

Partia e Vëllazërisë Muslimane, deklaroi se do të ndjekë rezistencë paqësore ndaj veprimeve të ushtrisë, të cilat i konsideron si një grusht shteti për të rrëzuar presidentin e parë të zgjedhur me votë në historinë e vendit.

Një këshilltar i Sigurisë së presidentit të Egjiptit Morsit deklaroi pak minuta më parë se një grush shteti po zhvillohet në Egjipt. Qindra ushtarë me mjete të korracuara zhvilluan një paradë në rrugën kryesore pranë pallatit presidencial.

Ndërkaq,Morsi dhe e gjithë udhëheqësia e Vëllazërisë Muslimane u ndaluan të largohen nga vendi.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar