Egjipt, betohet Mansour si lider i përkohshëm, pas rrëzimit të Morsit

Egjipt, betohet Mansour si lider i përkohshëm, pas rrëzimit të Morsit

Mansour Mahmud Adli,  gjygjtari i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit është betuar sot, si president i përkohëshëm i saj, disa orë pasi ushtria rëzoi presidentin Mohammed Morsin dhe e futi atë në arrest shtëpie. Z. Mansour tha se zgjedhjet e lira janë “rruga e vetme”, por që ende nuk dihet se kur do të mbahen ato.

Mansour Mahmud Adli,  gjygjtari i Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit është betuar sot, si president i përkohëshëm i saj, disa orë pasi ushtria rëzoi presidentin Mohammed Morsin dhe e futi atë në arrest shtëpie.

Z. Mansour tha se zgjedhjet e lira janë “rruga e vetme”, por që ende nuk dihet se kur do të mbahen ato.

Nga ana tjetër ushtria tha se: “Ai kishte dështuar në përmbushjen e kërkesave të popullit.”

Protestuesit akuzuan zotin Morsi dhe Vëllazërinë myslimane për  ndjekjen e një agjendë islamiste dhe për dështimin e saj në trajtimine problemeve ekonomike të Egjiptit.

Ministria e shëndetësisë thotë se të paktën 10 njerëz u vranë dhe rezultojnë të plagosur gjatë trazirave ditë më parë.

Deri tani numrërohen rreth  50 të vdekur nga trazirat që nisën ditën e dielë.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar